Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, në kthesën e Poçemit, pasi një automjet "Audi" ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit. Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.