E rëndë në Shkodër/ 76-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëdjegur
76-vjeçari S. S. është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dobraç të Shkodrës. Policia dyshon se ai është vetëdjegur duke përdorur benzinë, dhe si pasojë e djegieve të marra, ka humbur jetën. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme për të sqaruar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.