Armand Duka: Gati t’a ndihmojmë për trajtimin dhe rikuperimin e Erion Vishkullit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e Erion Vishkullit, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit.

Duka i uron shpejt shërimin e Vishkullit dhe thekson se familja kuqezi është pranë tij në këto momente të vështira. "Më ka prekur thellë plagosja e rendë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i Kombëtareve sonë. Në këto moment të vështira, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë Kombëtareve me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shpërim sa më shpejt, Erjon!" thekson Duka.