Studentët protestojnë për të drejtën e protestës, pas plagosjes së një të riut
Studentët dhe qytetarët kanë nisur të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar revoltën që ka përfshirë kryeqytetin prej 13 ditësh. Protestat janë shoqëruar me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Studentët kanë nisur të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit, duke vazhduar revoltën që ka përfshirë kryeqytetin prej 13 ditësh. Protestat janë shoqëruar me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës. Mesazhi i shkruar në rrugë, "Vrasës me pagesë", është një shprehje e zemërimit të të rinjve ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave të ditëve të fundit. Plagosja e një të riut, Erjon Vishkulli, i cili u godit në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës në kryeqytet, ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj demonstruesve. Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur nevojën për masa më të ashpra kundër dhunës gjatë tubimeve, duke prezantuar një paketë të re ligjore që parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë të reja dhe kufizime të tjera për pjesëmarrësit në protesta të dhunshme. Propozimet e kryeministrit kanë shkaktuar reagime nga studentë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët i konsiderojnë ato një përpjekje për të kufizuar të drejtën e protestës.