Protestuesit zhvendosen në Bulevard/ Një grup modest pranë kryeministrisë, djegin karriget e dialogut
Protestuesit kanë zhvendosur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku një grup modest është mbledhur përpara Kryeministrisë dhe ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Rama për dialog duke djegur karriget e dialogut.

Protestuesit kanë zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup modest është mbledhur përpara Kryeministrisë. Pas incidenteve të regjistruara më herët pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt godinës së qeverisë.
Përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ka zgjedhur të djegë karriget e vendosura për dialog, duke refuzuar kështu thirrjen e kryeministrit Rama për dialog. Situata në bulevard mbetet nën vëzhgimin e forcave të Policisë, të cilat janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo përshkallëzim.
Protesta vijon në ditën e saj të 13-të, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në orët në vijim.