Bota
28-vjeçari që u qëllua në sy gjatë protestës mbërrin në Romë për trajtim mjekësor
Një 28-vjeçari shqiptar, Erjon Vishkulli, u qëllua në sy gjatë një proteste në Shqipëri dhe u dërgua në Itali për trajtim mjekësor në Spitalin e Romës "Sancarlo".

I riu Erjon Vishkulli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për herë të parë pas incidentit që ndodhi gjatë protestës. Ai tregon se ka mbërritur në Spitalin e Romës "Sancarlo" për një ndërhyrje kirurgjikale. Vishkulli u dërgua në Itali për trajtim mjekësor pasi u plagos në syrin e majtë gjatë protestës.