Sport

Chivu pas çmendurisë së Interit: Ndeshje serioze, meritonim të fitonim

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka thënë se skuadra e tij meriton të fitonte ndeshjen kundër Fiorentinës, pasi e mposhti 2-1 dhe ruajtën pathyeshmërinë në kampionat.

Foto nga burimi: Chivu pas ‘çmendurisë’ së radhës të Interit: Ndeshje serioze, meritonim të fitonim

Këtë të dielë u pa sërish një Inter ‘i çmendur’. Tashmë zikaltrit e kanë kthyer në një traditë fitoren me përmbysje në kampionat dhe kjo u pa edhe ndaj Fiorentinës të cilën e mposhti 2-1 duke i shënuar golat në minutat e fundit. Trajneri Cristian Chivu nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë sukses të skuadrës së tij me zikaltrit që ruajnë pathyeshmërinë e tyre në kampionat. ‘Zhvilluam një ndeshje serioze -tha trajneri i kampionëve të Italisë- e pamë veten në disavantazh pas një gjuajtje nga 30 m, por nuk kam se për çfarë t’i qortoj djemtë për lojën që bënë. Në fund u shpërblyem, qëndruam të kthjellët edhe pas golit të Fiorentinës. Meritonim të fitonim dhe këtë do ta thoja edhe nëse ndeshja do të përfundonte 0-1. Djemtë me të vërtetë meritojnë komplimentat tona’ Trajneri i Interit gjatë ndeshjes nuk iu akordua një penallti pas kontaktit Viery-Thuram dhe Chivu deklaroi se ishte një padrejtësi. ‘Jemi të kënaqur me reagimin e skuadrës dhe nuk u ndalëm as pas ndonjë padrejtësie -shtoi trajneri i Interit- nuk na thyen, përkundrazi na dhanë më shumë forca. Futbolli ky është, nuk duhet të dëshpërohesh dhe duhet të japësh diçka më shumë në momentet e vështira. Ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe nuk dua të shoh njerëz që qahen apo ankohen për vendimet arbitrare. Edhe mua do të më pëlqente të mos pësonim padrejtësi. Ndoshta do të ketë edhe ndeshje ku nuk do të mund të rikuperojmë apo të tjera ku do të jemi në avantazh dhe do të humbasim. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të ruajmë vendosmërinë. Kemi bërë mjaft mirë, përveç ndeshjes me Club Brugge.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.