Aktualitet

Larry Gashi: Shqipëria nuk iu përket xhepave të pushtetarëve

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Reperi Larry Gashi ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e tij për studentët dhe rininë që po protestojnë për largimin e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Foto nga burimi: “Shqipëria nuk iu përket xhepave të pushtetarëve”/ Reperi Larry Gashi mesazh të fortë për protestat studentore në Tiranë: Përpara se të ishit policë, ishit shqiptarë

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Larry Gashi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e tij për studentët dhe rininë që po protestojnë për largimin e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Në një postim në Instagram, artisti u drejtoi efektivëve të policisë duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke vënë në pyetje besnikërinë e tyre ndaj pushtetit në vend të qytetarëve. Ai foli për sakrificat e prindërve dhe gjyshërve duke theksuar se Shqipëria nuk iu përket xhepave të pushtetarëve.

Në fund të citimit të tij, ai shprehu deshirën e tij mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë, duke theksuar mbrojtjen e rinisë pasi ata janë pikërisht e ardhmja për të cilën duhet luftuar.

Deklarata e plotë e Larry Gashi:

"Policëve shqiptarë që po grenë dorë kundër të rinjve shqiptarë, të cilët po protestojnë paqësisht kundër korrupsionit dhe padrejtësisë: Turp t'ju vijë! Nga thellësia e zemrës sime, turp t'ju vijë!

Ata janë fëmijët tanë. GJAKU YNË. E ardhmja jonë. Mund të ishin djemtë tuaj, vajzat tuaja, vëllazërit apo motrat tuaja të vogla. Imagjinoni të jeni prindër dhe të shihni se si pikërisht ata që janë betuar të mbrojnë fëmijët tuaj, bëhen njerëzit që e dhunojnë.

A nuk ju copëtohet zemra? A nuk ju flet ndërgjegjja?

Sa vlen besnikëria juaj? Sa para duhen që të harroni nga vini dhe kë duhet të mbroni?

Mbai mend diçka. Uniforma juaj është e përkohshme. Pozicioni juaj është i përkohshëm. Paratë tuaja janë të përkohshme. Edhe vete juaja në këtë tokë është e përkohshme. Por një ditë do të dilni para Zotit dhe do të jepni llogari për dhimbjen që keni shkaktuar.

Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë sakrifikuar shumë më tepër sesa mund të imagjinojmë, që ne të kthehemi në një popull që ngrihet kundër fëmijëve të vet për rehatinë e atyre që janë në pushtet.

Shqipëria u përket fëmijëve të saj, jo xhepave të pushtetarëve.

Ju lutem, mbrojini të rinjtë tanë. Dëgjojini. Ata nuk janë armiqtë tuaj. Ata janë e ardhmja për të cilën ju duhet të luftoni.

Dhe nëse uniforma juaj ndonjëherë ju kërkon të harroni njerëzillëkun, kujtoni se para se të ishit policë, ishit shqiptarë. Ishit fëmijën i dikujt. Ishit njerëz."

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.