Aktualitet
Protesta: Tre të lënduar në total këtë të diel, sipas Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se gjatë protestës sotme, tre persona janë lënduar në total.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, informon se gjatë protestës sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar. Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur një efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.