Taulant Balla: Sali Berisha, një njeri pa kod njerëzor për shqiptarët
Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar Sali Berishën për dhunimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzon Sali Berishën për dhunimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit. Balla e cilëson këtë akt si të papranueshëm, duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve nuk është pjesë e traditës dhe e kodit njerëzor të shqiptarëve. "O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!" shkruan Balla, ndërsa ka publikuar një foto nga pllaka e shkulur në vendin ku u vra Ziver Veizi, në protestën e 21 janarit 2011.