Rama “mburret” se dërgoi Erjon Vishkullin në Itali për trajtim, doktori Ermal Pasha: Për këtë protestojmë! Duhet të kishte mundësi të mjekohej në Shqipëri
Doktori Ermal Pasha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si ka reaguar pas plagosjes së rëndë të protestuesit Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar. Pasha deklaroi se fakti që një qytetar duhet të dërgohet jashtë vendit për një ndërhyrje kirurgjikale tregon, sipas tij, mungesën e kapaciteteve të sistemit shëndetësor shqiptar. Ai theksoi se protesta e sotme, e 13-ta që prej nisjes së revoltës studentore, është zhvilluar nën tronditjen e plagosjes së 28-vjeçarit, ndërsa shumë pjesëmarrës kanë vendosur fasha në njërin sy në shenjë solidariteti me të. Pasha përdori shprehjen “Rama

Doktori Ermal Pasha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si ka reaguar pas plagosjes së rëndë të protestuesit Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar. Pasha deklaroi se fakti që një qytetar duhet të dërgohet jashtë vendit për një ndërhyrje kirurgjikale tregon, sipas tij, mungesën e kapaciteteve të sistemit shëndetësor shqiptar. Ai theksoi se protesta e sotme, e 13-ta që prej nisjes së revoltës studentore, është zhvilluar nën tronditjen e plagosjes së 28-vjeçarit, ndërsa shumë pjesëmarrës kanë vendosur fasha në njërin sy në shenjë solidariteti me të. Pasha përdori shprehjen “Rama të vret e të qan”, duke kritikuar kryeministrin për deklaratat lidhur me transferimin e Vishkullit në Itali. Ai falënderoi mjekët e Spitalit Universitar të Traumës për ndihmën e parë të dhënë ndaj të riut, por ngriti shqetësimin se sistemi shëndetësor shqiptar nuk ka mundur t’i ofrojë trajtimin e nevojshëm brenda vendit. Pasha ngriti gjithashtu akuza për ndikimin e nepotizmit në institucionet shtetërore, duke përmendur policinë dhe sistemin shëndetësor. Ai deklaroi se është e papranueshme që Shqipëria, megjithëse përgatit prej vitesh specialistë të mjekësisë, të mos ketë kapacitetet e nevojshme për trajtimin e rasteve të tilla. Ai theksoi se pikërisht mungesa e shërbimeve dhe e mundësive për qytetarët është një nga arsyet që i ka shtyrë të rinjtë të dalin në protestë. Pasha deklaroi se për këtë protestojmë dhe se jemi një vend që nuk ka kapacitetet t’u shërbejë shtetasve të vet.