Aktualitet

Dinamo mposht Egnatian dhe ‘i bën nder’ Teutën

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Dinamo fitoi ndeshjen e 8-të të Superiore me rezultatin 2-1 kundër Egnatias, duke u vendosur në vendin e tretë të klasifikimit.

Foto nga burimi: Superiore/ Dinamo mposht Egnatian dhe ‘i bën nder’ Teutës

Java e 8 e Kategorisë Superiore u mbyll me ndeshjen mes Dinamos dhe Egnatias. Në sfidën e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ skuadra e Ilir Dajës arriti të marrë maksimumin duke i mposhtur kampionët e vendit me rezultatin 2-1, një fitore kjo që ishte një ndihmë edhe për Teutën me skuadrën durrsake që edhe për këtë javë ruan kreun e klasifikimit.

Kjo e skuadrës kryeqytetase ishte një fitore që erdhi me përmbysje në rezultat. Në fakt ishte Egnatia ajo që e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përballje teksa gjeti golin që në minutën e dytë me Kryeziun që me një gjuajtje nga distanca rrafsh me tokën arriti të mposhtë portierin Teqja.

Në minutën e 27, Egnatia shënoi sërish, këtë radhë me Montenegro, por goli i rrogozhinasve u anulua për prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Ky ishte momenti që ndryshoi gjërat, pasi vetëm 5 minuta më vonë Dinamo barazoi shifrat në 1-1 me Lorenco Vilan.

Dinamo fitoi zemër dhe shumë shpejt përmbysi shifrat duke shënuar edhe golin e dytë, këtë radhë me Qefaliajn që e çoi rezultatin në 2-1. Në pjesën e dytë Egnatia u përpoq që të shënonte një gol tjetër për të evituar humbjen, por rezultati mbeti 2-1 për Dinamon që shkon në 15 pikë në vendin e tretë, ndërsa Egnatia mbetet me 18 pikë, 2 më pak se Teuta kryesuese.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.