TENSIONE NË LAZAREVAC: Qytetarët rrethojnë një grup të SNS-së
Tensione janë regjistruar në Lazarevac të Serbisë, ku qytetarët kanë rrethuar disa persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), të cilët, sipas raportimeve, më herët ishin përpjekur të përplaseshin me votuesit.

Tensione janë regjistruar në Lazarevac të Serbisë, ku qytetarët kanë rrethuar disa persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), të cilët, sipas raportimeve, më herët ishin përpjekur të përplaseshin me votuesit. Ngjarja vjen në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa në qendrat e votimit ka nisur numërimi i fletëve të votimit. Pamjet dhe raportimet nga Lazarevaci tregojnë për tensione mes qytetarëve dhe personave të identifikuar si pjesëtarë të grupit të SNS-së. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo për ndërhyrjen e policisë në këtë incident. Zhvillimet në Lazarevac vijnë në një ditë zgjedhore të shoqëruar nga raportime për incidente dhe përplasje në disa zona të Serbisë.