Dinamo zgjohet në momentin e duhur, Egnatia ndalet dhe Teuta ruan fronin
Dinamo ka marrë një fitore me shumë vlerë në javën e tetë të Abissnet Superiores, duke mposhtur Egnatian me rezultatin 2-1 në "Elbasan Arena". Kjo fitore i bën Dinamot edhe një favor të rëndësishëm për Teutën, e cila vazhdon të kryesoje kampionatin.

Java e tetë mbyllet kështu me një sinjal të qartë se gara për titullin mbetet e hapur, ndërsa Teuta është skuadra që përfiton më shumë nga rezultati i kësaj supersfide.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët në fuqi. Që në minutën e dytë, Almir Kryeziu surprizoi Dinamon me një goditje nga distanca, duke kaluar Egnatian në avantazh. Rrogozhinasit patën mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, ndërsa një gol i Montenegros u anulua për prekje të topit me dorë.
Dinamo reagoi në momentin e duhur dhe brenda pesë minutash përmbyti gjithçka. Fillimisht ishte Vila, në minutën e 32-të, që riktheu baraspeshën, ndërsa pesë minuta më vonë Qefalija përfiti nga aksioni i ndërtuar nga Lorran për të shënuar golin e avantazhit.
Në pjesën e dytë, Egnatia u përpoku për të rikthehur në lojë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të gjejë golin e barazimit. Dinamo u mbrojt me kujdes dhe ruajti avantazhin deri në vërshtelljen përfundimtare, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në garën për kreun.
Kjo humbje i kushton shtrenjtë skuadrës së Nevil Dedes, e cila humbet mundësinë për t'u ngjitur në vendin e parë pas barazimit të Teutës me Elbasanin. Durrsaket mbeten në krye me 20 pikë, ndërsa Egnatia qëndron në kuotën e 18 pikëve. Dinamo ngjitët në 15 pikë dhe rihynë fuqishëm në garën e kreut.