Shitja e maskave dhe syzeve për protesta në Shqipëri në rrjetet sociale
Shitja e maskave dhe syzeve për protesta në Shqipëri në rrjetet sociale është një fenomen që është nisur në këto ditët, duke shfaqur versione të ndryshme të maskave që mbajnë pjesëtarët e grupit të zjarrit dhe duke ofruar mënyra për të dërguar ato në adresat e kërkuesve.

Në kulmin e një guerilje urbane në Shqipëri, ka nisur edhe dalja e një algoritmi në rrjetet sociale që ofron shitjen e materialeve luftarake. Versionet e ndryshme të maskave që mbajnë pjesëtarët e grupit të zjarrit janë paraqitur në këto rrjeta, duke shfaqur çmime dhe mënyra për të dërguar ato në adresat e kërkuesve.
Shitja e këtyre materialeve është një shenjë e zhvillimit të një guerilje jo të vogël, që nuk është shtyrë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera që po joshin shitjen e këtyre materialeve për protesta të dhunshme.
Algoritmet e operacioneve të tilla tregtare apo edhe propagandistike nuk shtyhen kollaj me boos-te tregtare, por me makinacione të përqendruara prej qendrave të mëdha të luftës hibride. Pak ditë më parë, u bë publik një manual i guerillasve antifa në Itali, i cili ishte njëri i atyre që kanë përdorur edhe guerrilasit në Shqipëri.
Ky manual është një doracak i thjeshtuar i punuar për njerëz që dinë pak e kuptojnë gjithashtu, duke përfshirë detyrat e përcaktuara, taktikën e thjeshtë, por mbi të gjitha masa mbrojtëse ndaj sulmeve të policisë. Të cilat janë shumë qartë në Tiranë, ku janë shfaqur edhe hartat e veprimit, menyrat e operimit dhe largimit.
Ky manual është për Antifa në Milano, por para detaje me atë që ndodhi në Tiranë, gjërat ngjajnë si dy pika uji. Këto material janë siguruar nga policia italiane dhe organet inteligjente të atij vendi. Ka shumë gjasa që ky doracak të ekzistojë edhe në gjuhën shqipe, por që duket deri tani organet shqiptare të sigurisë nuk e kanë arritur ta kenë.
Në Itali, të gjithë dhunuesit janë brenda në burg, në Shqipëri janë jashtë, madje liderët e opozitës po i mbrojnë njëri nga njëri, duke i quajtur edhe personazhe me certifikata sigurie. Megjithatë është interesante që të lexohen manuali për ta krahasuar me ushtrinë e vandalëve që dogjën Tiranën.