Kosovë & Rajon

Salianji: Vuçiç ra, Rama është autokrati i fundit në Ballkan

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Ervin Salianji ka deklaruar se Vuçiç është autokrati i fundit në Ballkan, duke e konsideruar rezultatin e zgjedhjeve në Serbi si një mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë.

Foto nga burimi: “Vuçiç ra, Rama është autokrati i fundit në Ballkan”/ Salianji për zgjedhjet në Serbi: Studentët nxorën jashtë loje edhe opozitën e vjetër

Pas një beteje dyvjeçare, lëvizja studentore në Serbi i dha goditjen vendimtare pushtetit të Aleksandar Vuçiçit, duke e nxjerrë në opozitë. Studentët sfiduan njëkohësisht edhe partitë tradicionale të opozitës që refuzuan të reformoheshin. Partitë opozitare dolën nga skena politike dhe u kthyen në relike të historisë! Mesazhi është i qartë: reagimi qytetar shpërblehet, autokracitë bien, opozitat që luftojnë për të mbrojtur karriget e tyre fshihen nga harta politike dhe alternativa sjell ndryshimin. Aleksandar Vuçiç është autokrati i parafundit që largohet. Edi Rama është i fundit në Ballkan dhe Europë! Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë autokraci nuk është e pathyeshme. Kur qytetarët ngrihen dhe opozita e vjetër humbet besimin e tyre, ndryshimi bëhet i pashmangshëm. Fundi i Ramës është më afër se kurrë!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.