Lista "Studentët Fitojnë" fiton zgjedhjet parlamentare në Serbi
Lista "Studentët Fitojnë" ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke marrë 52% të votave dhe siguruar 138 mandate në parlamentin e ardhshëm. Lista "Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar" ka marrë 39.3% të votave dhe siguruar 104 mandate.

Lista "Studentët Fitojnë" ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke marrë 52% të votave dhe siguruar 138 mandate në parlamentin e ardhshëm. Lista "Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar" ka marrë 39.3% të votave dhe siguruar 104 mandate. Vetëm këto dy lista kanë kaluar pragun zgjedhor prej 3%. Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit nuk ka arritur të kapërcejë pragun. Ndërkohë, përfaqësimi i pakicave kombëtare pritet të sigurohet përmes dispozitave të vëçanta ligjore. Sipas të dhënave paraprake, Koalicioni Shqiptar mund të fitojë deri në dy mandate, me 0.9% të votave. Edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodines pritet të sigurojë dy mandate në parlamentin e ri, me 0.8% të votave.