"Nuk ka një biografi zyrtare e Enver Hoxhës, ndonëse ai la të shkruar 80 vëllime"
Nuk ka një biografi zyrtare e Enver Hoxhës, ndonëse ai la të shkruar 80 vëllime. Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës u bë publike në vitin 1946, ndërsa biografia e dytë u shkrua në vitin 1950.

Gjatë gjithë jetës së tij, Enver Hoxha ka pasur shumë dritë hije dhe shumë njolla të errtë, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë. Madje, tre biografi të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.
Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës u bë publike në vitin 1946, në kuadrin e “popullarizimit” të figurës së tij. Kjo biografi e cila është një libërth i vogël me 58 faqe, botuar në Shtypshkronjën “Rinia”, ka të shkruar me gërma kapitale: “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”. Ajo biografi e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u përgatit për botim nga punonjësit sektorit të Agjit-Propit (Agjitacion e Propagandës) pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, por në të vërtetë hartuesi dhe autori i saj, ishte kapiteni i parë, Ndreçi Plasari.
Biografia e dytë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1950 dhe ajo ka për autor Misto Treskën, njeri i afërt dhe shumë i besuar i Enver Hoxhës. Ashtu si dhe biografia e shkruar nga Ndreçi Plasari në vitin 1946, edhe ajo e Misto Treskës, e cila ka 238 faqe me shkrim dore dhe të njëjtin titull (“Enver Hoxha, një biografi e shkurtër”), e glorifikon jashtë mase figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, në të gjitha periudhat kohore që trajtohen aty.