Sulmet e ndërsjellta Rusi-Ukrainë: 113 dronë të rrëzuara dhe 17 persona të plagosur
Sulmet e ndërsjellta midis Rusisë dhe Ukrainës kanë shkaktuar vdekjen e dy persona dhe plagosjen e 17 të tjerëve, mes tyre një fëmijë. Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme të ndërsjellta me drona dhe raketa gjatë natës.

Rusi- Një sulm masiv me drona në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë. Rusia dhe Ukraina ka kryer sulme të ndërsjellta me drona dhe raketa gjatë natës. Lajmi u konfirmua të henë nën nga guvernatori rajonal Alexander Gusev, i cili njoftoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 113 drona mbi rajon.
Sipas autoriteteve ruse, sulmet shkaktuan gjithashtu zjarre në disa objekte industriale. Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Anapa drejt Moskës u dëmtua, ndërsa pesë udhëtarë mbetën të plagosur. Hekurudhat Ruse njoftuan pezullimin e qarkullimit të trenave në rajonin e Voronezhit.
Ndërkohë, edhe Ukraina është goditur nga sulmet e reja ruse. Në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, katër persona mbetën të plagosur gjatë natës, sipas guvernatorit rajonal Mykhailo Semikin. Dy persona të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore në rajonin e Chernihivit, njoftuan shërbimet ukrainase të emergjencës.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kishin goditur një termocentral në Kharkiv, një depo në rajonin përreth dhe një tjetër objekt energjetik në rajonin Khmelnytskyi. Moska pretendoi gjithashtu se kishte shënjestruar infrastrukturën portuale në Chornomorsk dhe një anije mallrash pranë Odesës, të cilën e akuzoi se përdorej për qëllime ushtarake.