Kosovë & Rajon

Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, më shumë i dështuar se i suksesshëm

2 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti, duke e cilësuar atë si një figurë e vjetër që i kishte mbijetuar kohës së vet. Majko e lidh krizën e pushtetit të Vuçiçit me kontrollin e institucioneve, ndërthurjen e politikës me interesat ekonomike dhe dobësimin e shtetit ligjor.

Foto nga burimi: Vuçiç u largua nga pushteti/ Majko: Më shumë i dështuar se i suksesshëm. Dukej i paprekshëm, por ‘u rrëzua’. Tani ngjarjet do e kontrollojnë atë

Aleksandër Vuçiç u largua nga pushteti! Ai nuk u rrëzua si një tiran. U tërhoq si një figurë e vjetër, që i kishte mbijetuar kohës së vet!

Aleksandër Vuçiç nuk përballoi fuqinë e botës së re mediatike të rrjeteve sociale, të shpejtë dhe të zhurmshme.

Historia do ta mbajë mend atë, jo për arritjet por për dështimet! Jo për atë që ndërtoi por për atë që ai shkatërroi!

Aleksandër Vuçiç kishte sharm! Ai ishte jo-konvencional dhe nuk kishte frikë të bënte eksperimente. Por, ai ishte i pakujdesshëm dhe vetëshkatërrues!

Të njëjtat cilësi që e kishin bërë të suksesshëm dhe dëshira e tij për ta bërë të aprovueshëm ishin ato të cilat e futën në krizë!

Aleksandër Vuçiç ishte i paaftë ti rezistonte joshjes së pushtetit!

Për të, morali ishte luks të cilin sistemi politik në Serbi nuk e përballonte!

Aleksandër Vuçiç ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqyen njëri-tjetrin. Pasoja, ishte çmontimi i shtetit administrativ!

Ai e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar!

Në periudhën e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç kontrolli mbi institucionet në Serbi nuk ishte qëllim në vetvete.

Ai shërbente për të siguruar pasuri, për të mbrojtur aleatët dhe për të dobësuar çdo mekanizëm që mund të pengojë vazhdimësinë e pushtetit.

“Doktrina” Vuçiç ishte një dallim revolucionar nga mafia tradicionale për nga mënyra se si ushtrohet kontrolli. Ai e zhvendosi kuptimin e korrupsionit si një shkelje e veçuar e ligjit drejt një sistemi të organizuar ku shteti kthehet në “asistent”!

Në këtë logjikë, kompromisi me shkeljen e ligjit nuk ishte tradhti, por domosdoshmëri.

Aleksandër Vuçiç do të mbahet mend jo për ndonjë madhështi morale, por për paprekshmërinë.

Aleksandër Vuçiç humbi dje zgjedhjet! Nga dje, ai nuk i kontrollon më ngjarjet! Tashmë janë ato, që do ta kontrollojnë atë!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.