Georgina Rodriguez prezanton koleksionin e vjeshtës së Calzedonia
Georgina Rodriguez është zgjedhur si imazhi i fushatës së re të Calzedonia. Ajo prezanton koleksionin e vjeshtës së markës italiane, me fustanet mini, dantella dhe getat transparente.

Georgina Rodriguez është zgjedhur si imazhi i fushatës së re të Calzedonia. Ajo prezanton koleksionin e vjeshtës së markës italiane, me fustanet mini, dantella dhe getat transparente. Rodriguez shfaqet me disa kombinime të ndryshme, të realizuara përpara një ndërtese monumentale prej guri me kolona. Njërin prej tyre, Georgina mban një fustan të shkurtër gri, të kombinuar me një xhaketë të gjerë gri, geta të errëta transparente dhe taka. Në një tjetër paraqitje, ajo zgjedh një fustan të zi mini me mëngë të gjata dhe detaje dantelle, të shoqëruar me geta të zeza me motive dantelle. Ky është bashkëpunimi i dytë i saj me Calzedonia gjatë këtij viti. Në maj, Rodriguez u bë imazhi i koleksionit të rrobave të banjës për pranverë-verë 2026.