Aktualitet

Dinamo “përmbys” Egnatian, Kryeqytetasit fitojnë derbin e kreut, kthehen në pretendime

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Dinamo ka fituar derbin e Egnatias në Superligën Shqiptare, duke u afruar në pretendime për titullin. Kryeqytetasit kanë 18 pikë, ndërsa Teuta mbetet e para me 20 pikë.

Foto nga burimi: Dinamo “përmbys” Egnatian/ Kryeqytetasit fitojnë derbin e kreut, kthehen në pretendime

Pas dy humbjeve duhej një sukses, veçse nuk dihej nëse do të arrihej. Për Dinamon momenti I kthesës I takonte të ndodhte ndaj kampiones në fuqi të vendit, Egnatias, gjë që nuk ishte aspak e sigurt, dhe që në fillim u duk si e pamundur. Rrogozhinasit kaluan të parët në epërsi në sfidën e javës së tetë të Superligës, që po luhej në atë që quhet fusha e Dinamos, por që në të vërtetë është Arena e Elbasanit. Kryeziu kaloi në epërsi skuadrën e trajnerit Nevil Dede, por që më pas e ndjeu lodhjen e ngarkesës së dyfishtë, në arenën kombëtare dhe në Ligën e Konferencës. Blutë e Ilir Dajës, pas disfatave ndaj Vllaznia e Teutës, u dukën ndryshe, shumë më energjikë e të vendosur, dhe më në fund u dukën ajo skuadër që të gjithë e kanë pritur. Përmbysja u arrit që në pjesën e parë. Vila barazoi në 32’, dhe pas pesë minutash Qefalia realizoi të dytin për të ashtuquajturën “nëndetësja”. Pas pushimit, Dede bëri ndryshime, hodhi në fushë edhe Adjesën, por barazimi nuk u arrit, ndonëse Egnatia pati epërsi. Një sukses i rëndësishëm i bluve kryeqytetas që i afrohen kreut. Teuta mbetet e para me 20 pikë, dhe duhet të falenderojë të besuarit e Dajës që ndaluan kampionët në fuqi, ndërsa rrogozhinasit kanë 18 pikë. Dinamovitët janë afruar duke pasur 15 pikë dhe nëse do të jenë të plotë e do të luajnë siç duhet, kanë mundësi të pretendojnë këtë sezon edhe për titullin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.