Detaje të mëtutjeshme rreth mbledhjes së Ramës me socialistët dhe çfarë u diskutua në grupin parlamentar të PS-së
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike dhe u ka bërë të ditur se projektbuxheti pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, u diskutuan çështjet e rëndësishme për vendin. Kryeministri u prezantoi deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.
Një tjetër çështje e diskutuar në mbledhje ishte buxheti i shtetit. Sipas raportimit, Rama u ka bërë të ditur deputetëve se projektbuxheti pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave.
Mbledhja e socialistëve zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.