Balliu sulmon Raman: Studentëve u përgjigjesh me dhunë, Shqipëria nuk ka nevojë për një Gadaf të ri!
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përdor dhunën policore kundër studentëve që prej dy javësh protestojnë dhe kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përdor dhunën policore kundër studentëve që prej dy javësh protestojnë dhe kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Balliu deklaron se rënia e Aleksandar Vuçiçit, ish-presidenti i Serbisë, shënon njëkohësisht edhe rënien e njërës prej shtyllave të rëndësishme të mbështetjes ndërkombëtare të Edi Ramës.
Balliu akuzon Ramën se, në vend të dialogut dhe zgjidhjes politike, ka zgjedhur përballjen me qytetarët përmes forcave të policisë. Deputeti demokrat ndalet te protestat e studentëve në të dy vendet, duke akuzuar Ramën se nuk pranon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira. Balliu cilëson qëndrimin e tij ndaj protestave si përpjekje për të ruajtur pushtetin.
Balliu i drejton një paralajmërim politik kryeministrit, duke deklaruar se vazhdimi i përplasjeve me protestuesit do ta thellojë edhe më shumë krizën në vend. Balliu deklaron se Shqipëria nuk ka nevojë për një Gadaf të ri, por për liri, demokraci dhe zgjedhje të vërteta.