Veliaj: Lëvizjet studentore nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur mbështetje për studentët serbë që rrëzuan Vuçiç në zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu pas humbjes së Vuçiç në zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj uron studentët serb për rrëzimin e Vuçiç, ndërsa shpreh gjithashtu se “lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”. Veliaj shpreh se lëvizjet studentore nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote dhe që sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerata. Ai gjithashtu shpreh urime për shqiptarët në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate.