Berisha: Rama me agresion mesjetar, do të dështojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk mund të ketë zhvillim normal të seancave parlamentare në kushtet që ndodhën tani.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk mund të ketë zhvillim normal të seancave parlamentare në kushtet që ndodhën tani. Ai ka deleguar kryetarin dhe nënkryetarin e grupit parlamentar për të u marrë me çështjen e protestave. Berisha ka thënë se do të mbrojë me të gjitha masat studentët dhe revoltën e tyre.
" Nuk mund të ketë parlament në këto kushte. Kryetari dhe nënkryetari i grupit janë paraqitur sot për të bërë një deklaratë në komision. Jemi në mbështetje të përditshme të revoltës, në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve. Rama ka ndërmori një agresion mesjetar, primitiv. Por do të dështojë dhe e sigurt që do të dështojë", tha Berisha.