Boniek: Roma duhet të ketë më shumë kampionë për të fituar Scudetton
Ish-sulmuesi polak Zbigniew Boniek vlerëson lojën e Romës, por thotë se për të fituar Scudetton, skuadra duhet të ketë më shumë kampionë.

Ish-sulmuesi polak Zbigniew Boniek vlerëson lojën e Romës, por thotë se për të fituar Scudetton, skuadra duhet të ketë më shumë kampionë. Boniek foli në emisionin "Radio Anch'io Sport" në Rai Radio 1.
"Roma luan mirë, por ka nevojë për më shumë kampionë. Trajneri është shumë i rëndësishëm, por janë lojtarët ata që bëjnë diferencën", tha Boniek, duke analizuar çfarë i mungon skuadrës kryeqytetase për të konkurruar denjësisht me Interin dhe për të synuar titullin kampion.
Boniek foli edhe për Gennaro Gattuson, për të cilin pati fjalë vlerësuese. "Është një trajner me të cilin do të kisha dashur të punoja si lojtar. Është një njeri i vërtetë, i thjeshtë, që të dëgjon dhe të lejon të luash lirshëm", deklaroi Boniek.
Në fund, ai komentoi barazimin mes Napolit dhe Romës në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke vlerësuar se skuadrat u larguan me ndjesi të ndryshme. "Napoli sigurisht që mbeti më i zhgënjlë dhe me më shumë keqardhje. Roma, nga ana tjetër, kthehet në Trigoria e karikuar dhe e rigjallëruar për ndeshjet e ardhshme", përfundoi Boniek.