Bota

Bayern “nuk fal” në Gjermani / Bavarezët fituan 3-1 sfidën direkte në fushën e Freiburg

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Bayern Munich fitoi 3-1 kundër Freiburg në një ndeshje të Bundesligës, duke marrë kryesimin e renditjes me 17 pikë.

Foto nga burimi: Bayern “nuk fal” në Gjermani / Bavarezët fituan 3-1 sfidën direkte në fushën e Freiburg

Skuadra bavareze kaloi 3-1 transfertën e vështirë kundër Freiburg, deri në këtë moment një rival direkt për titullin bashkë me Borussia Dortmund. Mungesa e Vincent Kompany në pankinë për shkak të një problem shëndetësor nuk ndikoi te bavarezët që u duk se mbylli ndeshjen që në pjesën e parë. Upamecano në minutën e 16-të dhe Gnabry pak para pushimit e bënë thuajse të sigurtë suksesin e kampionëve gjermanë. Por këto parashikime u rrëzuan në fraksionin e dytë. Freiburg mori zemër dhe në minutën e 82-të rihapi garën falën autogolit të Bischof. Por shpresat e të zotëve të shtëpisë për një rezultat pozitiv u shuan nga Michael Olise. Ylli francez shënoi golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren e Bayern, që merr sërish kryesimin e Bundesligës, me 17 pikë, po aq sa Borussia Dortmund, por me golavarazh më të mirë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.