Kosovë & Rajon

Vrasja në Pejë: Kuvendi i Kosovës mbledh seancë të jashtëzakonshme

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare për të diskutuar vrasjen e një gruaje në Pejë.

Foto nga burimi: Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vrasja e një gruaje e cila u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës. Gjithashtu do të diskutohet edhe përgjegjësia institucionale për këtë rast pas ka patur raportime se viktima 2 orë para ngjarjes kishte njoftuar autoritetet për dhunë në familje.

I dyshuari për vrasjen është kunati i viktimës, i cili, ndodhet ende në arrati. Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë, ndërsa dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

Gjithashtu është raportuar se viktima, tre ditë para vrasjes përmes një letre i është drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë me zyrtarët të cilët po trajnonin rastin e saj.

Ajo gjithashtu ishte ankuar për praninë e familjarëve të ish-bashkëshortit në shtëpinë ku ajo pretendonte se po i pengohej kthimi. Ajo kishte kërkuar ndërhyrjen e Policisë, duke ngritur shqetësime edhe për moszbatimin e një vendimi gjyqësor lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijës së saj.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.