Mario Mitaj, titullar në Serinë A, pas 81 minutash të para në kampionat
Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, luajti minutat e para në Serinë A të Italisë, duke u paraqitur si titullar në duelin në shtëpi ndaj Venecias.

Kjo ditë ishte një ditë e mirë për Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, që luajti minutat e para në Serinë A të Italisë. Trajneri i Xhenoas, Daniele De Rosi, e bindi që ta aktivizonte që nga fillimi në duelin në shtëpi ndaj Venecias, që u fitua 1-0.
Mitaj luajti 81 minuta në mesfushë dhe u paraqit mirë, ndonëse ende nuk është përshtatur siç duhet me ritmin e Serisë A. Ai shprehur lumturinë për faktin që luajti minutat e para në kampionat dhe që ishte në formacionin bazë, duke treguar se iu desh kohë për t’u përshtatur në krahasim me futbollin që ka luajtur në Rusi dhe në Arabinë Saudite.
Deri tani, Mitaj kishte luajtur titullar vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, kundër Askolit dhe Zydtirolit, duke mos qendruar në fushë deri në fund. Pikërisht ndaj Askolit shërbeu edhe asistin e tij të parë dhe të vetëm deri tani në Apenine, nga një goditje nga këndi në suksesin 4-1. Ndoshta, trajneri De Rosi do të bindet ta aktivizojë më shumë edhe në Serinë A.