Anija turistike me më shumë se 3,300 persona përplaset me anijen e mallrave në portin e Bremerhavenit
Anija turistike "Mein Schiff 3" me më shumë se 3,300 persona përplasët me anijen e mallrave në portin e Bremerhavenit në Gjermani, duke shkaktuar dëme materiale dhe anulimin e udhëtimit drejt Ishujve Kanarie.

Anija turistike "Mein Schiff 3" me më shumë se 3,300 persona përplasët me anijen e mallrave në portin e Bremerhavenit në Gjermani, duke shkaktuar dëme materiale dhe anulimin e udhëtimit drejt Ishujve Kanarie. Incidenti ndodhi kur anija turistike po largohej nga porti për të nisur një udhëtim drejt Ishujve Kanarie.
Erërat e fuqishme bënë që mjeti lundrues të devijonte nga kursi dhe të përplasej me anijet e kontejnerëve. Përplasja shkaktoi dëme materiale, ndërsa udhëtimi i planifikuar u anulua. Në bordin e anijes turistike ndodheshin gjithsej 3,350 persona, prej të cilëve 2,428 pasagjerë dhe 922 anëtarë të ekuipazhit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur anija e madhe turistike shtyhet nga erërat e forta dhe përplaset me mjetet e tjera lundruese të ankruara në port. Sipas raportimeve, përplasja ka shkaktuar dëme në varkat e shpëtimi të anijes turistike, duke bërë të pamundur vazhdimin e udhëtimit drejt Ishujve Kanarie.
Dëme janë raportuar edhe në një prej anijeve të mallrave të përfshira në incident. Sipas informacioneve paraprake, përplasja dyshohet se ka shkaktuar një çarje me gjerësi rreth 10 metra në strukturën e saj. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione për persona të lënduar.