Sociale
Intelektualët bëjnë kallëzim për dhunën policore ndaj studentëve
Intelektualët kanë bërë kallëzim për dhunën policore ndaj studentëve dhe kanë deklaruar se do të mos i lëmë vetëm.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë deklaruar se dhuna ushtrohet për të pasur heshtje, por se e drejta për protestë nuk mund të ndalet. Ata kanë bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore dhe kanë evidentuar 180 raste të dhunës policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve. Avokatet kanë deklaruar se është parë dukshëm që policët kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve dhe shpresojnë që të ketë edhe ndëshkim për efektivët që kanë qenë të dhunshëm në tubime.