Ish-ylli i Liverpoolit dhe Arsenalit përfundon me 50 qepje, pas një sulmi nga qen bari gjerman
Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Arsenalit, Jermaine Pennant, ka pësuar një sulm nga një qen bari gjerman në një park në Londër.

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Arsenalit, Jermaine Pennant, ka përfunduar me 50 qepje pasi u sulmua nga një qen bari gjerman në një park në Londër. Ngjarja ndodhi kur Pennant po shëtiste dy qentë e tij, kur një qen bari gjerman e kafshoi në këmbë dhe nuk e lëshoi derisa ndërhyri qeni i tij, King, i cili arriti ta largonte agresorin. Pennant tregoi në Instagram se, në përpjekje për të mbrojtur qenin e tij, përfundoi në tokë me kafshën tjetër të kapur pas këmbës. Ai tha se King ndërhyri për ta mbrojtur dhe shmangur pasoja edhe të renda. Pavarësisht se pësoi një kafshim të vogël, King nuk u lëndua rendë. Pennant tha se në ato momente harroi dhimbjen e tij, pasi u shqetësua se gjaku që shihte mund të ishte i qenit të tij.