Hetimet për plagosjen e Vishkullit dhe studentëve të dëmtuar: Prokuroria në Itali për materialin e syrit të Erjonit
Prokuroria e Republikës ka nisur hetimet për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kryerja e veprimeve arbitrare" pas konfliktit që shkaktoi plagosjen e Erjon Vishkullit dhe studentëve të dëmtuar. Hetimet kanë përfshirë rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar.

Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos Erjon Vishkulli. Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar. Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një kërkesë për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një copë gome apo material tjetër. Gjithashtu, një grup hetimor po heton plagosjen e një të riu, të cilit i janë thyer gjymtyrët, si dhe rastin e një protestuesi tjetër që u godit me skafandër nga një punonjës policie. Paralelisht, prokurorët po vijojnë hetimet edhe për raste të tjera, bazuar në denoncimet e depozituara. Ndërkohë, që prej nisjes së protestave, rreth 200 persona janë arrestuar dhe po hetohen.