Politikë

Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Kryeministri kërkon të nxirreshin forcat komando për të ruajtur institucionet qendrore, por komandot nuk janë përgatitur për të bërë detyra policore.

Foto nga burimi: Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike

Menjëherë pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Kuvendi u mblodh në sallën e katit të katërt të selisë në Bulevard. Forcat e policisë kishin filluar të rigrupoheshin, pasi ekzekutorët e grushtit të shtetit kishin kuptuar se kishin dështuar. Në atë situatë, Kryeministri kërkonte të nxirreshin forcat komando për të ruajtur institucionet qendrore. Kishte mjaft arsye për të mbrojtur institucionet, por komandot nuk ishin përgatitur për të bërë detyra policore; ata ishin përgatitur për misione luftarake, ofensive dhe defensive. Unë atë ditë votova kundër. Pandeli Majko po ashtu. Si deputet i ri në atë kohë, i qëndrove parimit që forca e krenarisë së ushtrisë së Shqipërisë nuk duhej të dilte jashtë funksionit të saj, sado që policia dhe garda kishin dështuar. Por përgjegjësia për dështimin e tyre ishte politike, qartësisht në kryenë e qeverisë, dhe nuk mund të tejkalohej duke shpërdoruar komandot. Pak ditë pasi komandot kishin zbritur në perimetrin e institucioneve qendrore, një qytetare, e cila po shkonte në punë e vet, u godit nga një plumb rikoshet. Ushtarët komando, siç duket, i shkrepi armë në mënyrë jo të vullnetshme. Fatos Nano, nga dritarja e zyrës në Kryeministri, dëgjoi krismën dhe pa vijimin e saj. Atë moment ai dha dorëheqjen nga detyra, duke marrë edhe përgjegjësinë e dështimit të tij në konsolidimin e shtetit. Mu kujtua kjo ngjarje kur pashë forcat RENEA të nxirren për të kryer funksione policimi. Kam dëgjuar edhe disa gjithëditë të thonë të nxirret ushtria për të luftuar me protestuesit. Sigurisht që kjo nuk funksionon. Thjesht mundet të shtyjë atë që është nisur për të ndodhur. Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike. As përfshirja e RENEA-s, as përfshirja e forcave komando apo e ushtrisë, nuk mund të zëvendësojë mbajtjen e përgjegjësive politike dhe aktivizimin e mjeteve politike për të zgjidhur krizat! Sa më parë, aq më mirë!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.