Regjimi i TVSH-së për Bursën e Energjisë do të vazhdojë deri në anësimin në BE
Regjimi i veçantë i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) do të vazhdojë deri në anësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Regjimi i veçantë i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX) synon të lehtësojë blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike në bursë. Sipas këtij regjimi, për energjinë që tregtohet në bursë, nuk aplikohet TVSH-në në momentin e shitjes, ndërsa detyrimi për llogaritjen dhe deklarimin e saj i kalon blerësit. Kjo mënyrë shmanget nevojën që kompanitë të paguajnë TVSH-në paraprakisht për çdo transaksion, duke u lejuar të përdorin më lirshmë fondet e tyre dhe duke lehtësuar tregtimin e energjisë. Në Paketin Fiskal 2027, propozohet që ky regjim, i cili përfundon më 31 dhjetor 2026, të vazhdojë deri në anësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas relacionit shpjegues, propozimi është bërë me kërkesën e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e vijimësisë së regjimit të veçantë tatimor që zbatohet për transaksionet në bursën e energjisë.