Shehaj: Protesta duhet të vazhdojë, ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga humbja në zgjedhje e Aleksandar Vuçiçit në Serbi përballë Lëvizjes Studentore.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga humbja në zgjedhje e Aleksandar Vuçiçit në Serbi përballë Lëvizjes Studentore. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thekson se regjimet dhe autokracitë rrëzohen vetëm nga një alternativë e besueshme politike. “E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë”, thekson Shehaj. E dyta, Shehaj rendit domosdoshmërinë për vijimin e protestës në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës. “Protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën”, shprehet Shehaj. Ndërsa të tretën, Shehaj rendit një përgjigje për ftesën që kryeministri Rama bën çdo ditë për protestuesit: ‘Nuk ka dialog, nuk ka marrëveshje’. “Nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!”, shprehet Shehaj.