Izraeli i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Bregun Perëndimor
Komisioni ndërkombëtar i OKB-së ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke përfshirë shfarosjen, torturën, dhunën seksuale dhe persekutimin.

Komisioni ndërkombëtar i OKB-së ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Raporti i ri evidenton një përkeqësim të situatës në territoret palestineze, duke e lidhur atë me operacionet ushtarake izraelite, dhunën e kolonëve dhe zgjerimin e vendbanimeve hebraike. Komisioni pretendon se veprimet e autoriteteve izraelite kanë përbejnë një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullsisë civile palestineze.
Sipas raportit, pas sulmeve të 7 tetorit 2023, presioni ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor është shtuar ndjeshëm. Komisioni përmend vrasjet e civilëve, shkatërrimin e banesave dhe zhvendosjen e banorëve, duke i cilësuar këto veprime si pjesë të një politike ndëshkimi kolektiv.
Hetuesit përsërisin gjithashtu akuzat për gjenocid në Rripin e Gazës, të cilat Izraeli i ka kundërshtuar vazhdimisht. Raporti vjen në një kohë kur situata humanitare dhe siguria e popullsisë palestineze mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Izraeli e cilëson raportin një përpjekje për t’ë delegjitimuar shtetin. Ambasadori izraelit në Gjenevë, Daniel Meron, e ka cilësuar raportin një përpjekje për t’ë demonizuar shtetin hebre dhe për t’ë vënë në dyshim të drejtën e tij për të ekzistuar dhe për t’i mbrojtur.
Delegacioni izraelit pretendon se komisioni po zhvillon një fushatë dezinformimi dhe ka kërkuar shpërbërjen e tij të menjëhershme. Përplasja mes Izraelit dhe komisionit ndërkombëtar thellon më tej mosmarrëveshjet lidhur me përgjegjësinë për shkeljet e dyshuara të së drejtës ndërkombëtare në territoret palestineze.