Aktualitet

Veliu dhe Yeffet çojnë kompaninë e armëve në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Kompania e armëve "Advancën Arms Technology" është vendosur të transferohet në ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik, ndërkohë që prokuroria e posaçme SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit sekuestruan aparate të telefonit dhe pajisje të tjera elektronike të personazheve të mësipërm.

Foto nga burimi: Në kulmin e hetimeve të SPAK, Veliu e Yeffet çojnë kompaninë e armëve në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik

Ndërkohë paralelisht me këtë, Izraelitët e Ron Yeffet kanë marë me qëra ambjentet e një hoteli, për t’i kthyer në zyra dhe dhoma fjetje. Gjithashtu pritet që brenda një kohë të shkurtër Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës të kryejë dhe një ndërhyrje në rrugën e Kombit, duke krijuar një rreth rrotullim në zonën e Rubikut, me qëllim hyrjen dhe daljen e makinave në uzinë.

Vendimi për tu transferuar në ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit, është marë në 22 Tetor 2026, nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionereve Ron Yeffet dhe Ardi Veliu.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur 2 personazhët e mësipërm si dhe bashkëpunëtorët e tyre, Arjeta Puca, Ardit Hysa, Aleks Markut dhe Manjola Kasneci, prokuroria e Posaçme SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, i ka sekuestruar aparate të telefonit dhe pajisje të tjera elektronike.

Kontrollet janë shtrirë dhe tek banesat dhe zyrat e këtyre personave. Kujtojmë se futja e shoqërisë aksionere “Advancën Arms Technology”, vjen pas një vendimi të marë nga qeveria për kalimin e pronësisë publike tek shoqëria aksionere “Kayo” që drejtohet nga Ardi Veliu.

Në mbledhjen 6 mars 2025, Këshilli i Ministrave ka vendosur për transferimin e pronësisë shtetërore shqiptare e prodhimit të armëve, “KAYO”, të pronave te paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”.

Vetëm 1 vit pas themelimit të saj, shoqëria aksionare “Advancën Arms Technology” me pronarë “KAYO”, e përfaqësuar nga drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, dhe “Uno18”, e përfaqësuar nga izraeliti Ron Yeffet, është vënë në qendër të një hetimi të hapur tashmë nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo kompani u hap në 11 Nëntor 2025, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Nërsa aksionerët e saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca.

Një skemë e dyshimtë, ku nga një shoqëri aksionere si “Kayo” lindin 5 shoqëri të tjera aksionere bija, duke vepruar dhe ushtruar aktivitet me paratë e buxhetit të Shtetit.

Nga “Kayo” dhe subjekte private në 8 Gusht 2025 u themelua shoqëria aksionere, “Guna Tactical”. Po në të njëjtin ditë u themelua shoqëria aksionere “Myslym Keta Defencer”.

Por vetëm 5 ditë pasi “Kayo” themeloi shoqëritë aksionere “Myslym Keta Defence” dhe “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY), ajo vendos të themelojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Timak Defence”. Themelimi i kësaj shoqërie aksionere është bërë në 13 Gusht 2025.

Ndërkohë, në 11 Nëntor 2025, sërish hapet një shoqëri aksionere e katërte quajtur “Advanced Arms Technology”, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Nërsa aksionerët e saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca.

Ndërkohë, vetëm 6 ditë para se të plasnin përgjigjet në “TV Syri”, “Kayo” e Ardi Veliut, në 1 shtator 2026, vendos të rregjistrojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Fincantieri Albania”. Kapitali i kësaj shoqërie është 18.656.000 lekë të reja.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.