Presidentja Shiroka-Pula: Fitorja e deputetëve shqiptarë në Serbi është rezultat i bashkimit politik dhe besimit të qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dërguar një mesazh urimi për dy deputetë shqiptarë nga Koalicioni Shqiptar, që fituan mandate nga zgjedhjet në Serbi. Ajo thekson se fitorja është rezultat i bashkimit politik dhe besimit të qytetarëve.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dërguar një mesazh urimi për dy deputetë shqiptarë nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, që fituan mandate nga zgjedhjet në Serbi. Në mesazhin e saj, Shiroka-Pula thekson se fitorja është rezultat i bashkimit politik dhe besimit të qytetarëve.
"Ashqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me dy mandate të fituara në Kuvendin e Serbisë, dëshmuan se bashkimi politik, besimi i qytetarëve dhe përkushtimi i përbashkët sjellin rezultat. Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi", thekson Shiroka-Pula në mesazh.