Të rinjtë dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vazhduar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vazhduar mobilizimin e tyre.
Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë. Marshimi vjen pas dy javësh protestash, të cilat në disa raste janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa protesta e sotme është zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt selisë së qeverisë.