Aktualitet
Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, dita e 14-të e protestës
Protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrisë, duke vazhduar revoltën kundër qeverisë.

Sot shënohet dita e 14-të e protestës, teksa protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrisë. Më herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit për gati dy orë duke vijuar revoltën e tyre kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve dhe studentëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Këto ditë tubimi është zhvilluar me disa tensione, me hedhje të gurëve e objekteve në drejtim të institucioneve por dhe forcave të policisë. Ndërkohë, si çdo ditë dhe sot ka prani të forcave të rendit dhe policisë.