Anthropic po përgatitet për IPO, me ardhura 16.3 miliardë dollarë dhe humbje 80.7 miliardë dollarë
Kompania amerikane Anthropic, e cila zhvillon inteligjencën artificiale Claude, po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO) dhe ka raportuar ardhura prej 16.3 miliardë dollarësh në gjysmën e pare të vitit, kundrejt 4.6 miliardë dollarësh në të gjithë vitin 2025. Megjithatë, kompania ka raportuar humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh, me pjesën më të madhe të kësaj shumë lidhur me një efekt kontabël prej rreth 72 miliardë dollarësh.

Kompania Anthropic, e cila zhvillon inteligjencën artificiale Claude, po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO) dhe ka raportuar ardhura prej 16.3 miliardë dollarësh në gjysmën e pare të vitit, kundrejt 4.6 miliardë dollarësh në të gjithë vitin 2025. Megjithatë, kompania ka raportuar humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh, me pjesën më të madhe të kësaj shumë lidhur me një efekt kontabël prej rreth 72 miliardë dollarësh.
Pjesa më e madhe e kësaj shume lidhet me një efekt kontabël prej rreth 72 miliardë dollarësh, që buron nga rivlerësimi i instrumenteve financiare të lidhura me aksionet e kompanisë. Edhe pa këtë efekt kontabël, kompania regjistroi humbje prej 8.4 miliardë dollarësh, duke reflektuar kostot e larta që shoqërojnë zhvillimin dhe zgjerimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.
Hyrja e mundshme në bursë mund ta vendosë Anthropic mes kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë. Vlerësimet paraprake e kanë çuar vlerën e saj të mundshme deri në 2 trilionë dollarë, megjithëse çmimi përfundimtar do të varet nga kushtet e ofertës dhe kërkesa e investitorëve. Dokumentet e paraqitura nuk përçaktojnë ende numrin e aksioneve që do të ofrohen, çmimin e tyre apo datën përfundimtare të listimit.
Ndryshe nga gjigantët e teknologjisë që mund të mbështeten në të ardhura nga disa fusha biznesi, Anthropic përballet me nevojën për të financuar drejtpërdrejt zhvillimin e modeleve të saj dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e tyre. Kompania ka marrë përleshje të mëdha financiare për shërbimet e kompjuterikës në cloud, të cilat janë thelbësore për trajnimin dhe përdorimin e modeleve gjithnjë e më të avancuara.
Paralajmërimet për rreziqet e inteligjencës artificiale
Përveç rezultateve financiare, dokumentacioni i kompanisë i kushton një pjesë të konsiderueshme rreziqeve që lidhen me teknologjinë e saj. Anthropic paralajmëron se masat mbrojtëse të krijuara për të parandaluar përdorimin e dëmshëm të modeleve të saj mund të deshtojnë, të konfigurohen gabimisht ose të çaktivizohen aksidentalisht pa u zbuluar në kohë.
Kompania pranon gjithashtu se modelet e saj mund të shkaktojnë dëme përmes veprimeve të rrezikshme, edhe në rastet kur përdoruesit nuk i kanë kërkuar drejtpërdrejt këto veprime. Shqetësimet mund të shtohen me zhvillimin e agjentëve të inteligjencës artificiale, të cilët janë në gjendje të kryejnë detyra në mënyrë gjithnjë e më të pavarur.