Amy Schumer dhe Chris Fisher finalizojnë divorcin
Aktorja amerikane Amy Schumer dhe ish-bashkëshorti i saj, Chris Fisher, janë zyrtarisht të divorcuar, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

Aktorja amerikane Amy Schumer dhe ish-bashkëshorti i saj, Chris Fisher, janë zyrtarisht të divorcuar, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre. Sipas raportimeve të mediave amerikane, ish-çifti ka përfunduar procedurat e divorcit në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut. Schumer kërkoi zyrtarisht divorcin nga Fisher në janar 2026, pas shtatë vitesh martesë. Një muaj më parë, në dhjetor 2025, aktorja kishte konfirmuar përmes një postimi në Instagram se të dy kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre. Amy Schumer dhe Chris Fisher u martuan në fshehtësi në vitin 2018. Një vit më vonë, në vitin 2019, ata u bënë prindër të një djali.