VIDEO/ Laçi dhe Muçi në duel të shkëlqyer në kampionatin turk
Sfida e kampionatit turk mes Rizaspor dhe Trabzonspor u shndërrua në një duel personal midis futbollistëve Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

Sfida e kampionatit turk mes Rizaspor dhe Trabzonspor u shndërrua edhe në një duel personal të dy futbollistëve të kombëtares shqiptare Qazim Laçi dhe Ernest Muçi. Ndërsa sulmuesi Laçi shpalosi fantazinë e tij me 3 asiste, mesfushori i Rizaspor, Muçi, iu kundërpërgjigj shokut të tij të skuadrës te Kombëtarja me një gol spektakolar.
Në minutën e 68, Laçi mori topin në zotërim dhe nga një distancë e largët nuk u mendua dy herë por lëshoi një goditje shumë të fortë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Ishte momenti kur Rizaspor barazoi përkohësisht rezultatin në 3-3. Për fatin e keq të Rizaspor, ky gol spektakolar i Laçit nuk mjaftoi se në fund sfida u fitua nga Trabzonspori i Ernest Muçit me rezultatin 4-3.