Tre persona dënuar me vdekje për planifikimin e vrasjes së zëvendëskryeministrit në Kuvajt
Tre burra janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kuvajt për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të vendit, si dhe bashkëpunim me Iranin dhe pjesëmarrje në Hezbollahun e Libanit.

Njëri prej tyre ishte dënuar më parë për terrorizëm në vitin 2016, por ishte falur nga emiri i Kuvajtit përpara se të arrestohej sërish në prill. Të tre u akuzuan për cenim të interesave kombëtare, bashkëpunim me Iranin dhe pjesëmarrje në organizatën Hezbollah, të cilën Kuvajti e ka shpallur organizatë terroriste. Në të njëjtin proces gjyqësor, 11 persona të tjerë u dënuan me pesë vjet punë të detyruar. Çështja vjen në një klimë të tensionuar rajonal, ku marrëdhëniet mes vendeve të Gjirit, Iranit dhe grupeve të armatosura që veprojnë në Lindjen e Mesme mbeten një çështje e ndjeshme e sigurisë.