Aktualitet

Daullja e famshme "Vozitja Vikinge" u shit për vlerë rekord në Norvegji

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Daullja e famshme "Vozitja Vikinge" është shitur në ankand për vlerën e 1.3 milionë koronave në Norvegji.

Foto nga burimi: ‘Vozitja Vikinge’ e Botërorit, daullja e famshme u shit për vlerë rekord në ankand

Daullja e të famshmes "Ro" të Norvegjisë në Botërorin e kësaj vere është shitur në ankand për vlerën e 1.3 milionë koronave (124 mijë euro). Blerësi i veglës muzikore që i jepte startin "Vozitjes Vikinge" është Knut Ugland, pronar i një kompanie lundrimi. Ai deklaroi se e bëri këtë blerje për një kauzë të drejtë, të ardhurat që do të siguroheshin prej daulles do t'iu jepeshin Këshillit Norvegjez të Refugjatëve në mbështetje të refugjatëve. Daullja e "Vozitjes Vikinge" që u përdor nga Erling Haaland dhe nga mbreti Haakon kur kombëtarja norvegjeze u kthye në vend pas aventurës së saj në tokën amerikane, mbetet një pjesë e vogël e historisë norvegjeze dhe destinacioni i ardhshëm ende nuk është përcaktuar. Pronari i kompanisë së lundrimit dhe tani edhe i daulles, nuk e kishte imagjinuar kurrë që shifra e blejres së këtrij objekti do të ishte kaq e lartë. "Por është për një kauzë të drejtë dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi" tha ai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.