Alexia Putellas triumfon në "Topin e Artë" për herë të dytë
Alexia Putellas, lojtarja spanjolle e futbollit, ka marrë çmimin "Topin e Artë" për herë të dytë, duke u vendosur në qendër të vëmendjes në skenën më të madhe të çmimeve individuale të futbollit botëror.

Alexia Putellas është shpallur lojtarja më e mirë e vitit në ceremoninë e "Topit të Artë", duke marrë trofeun prestigjioz që vlerëson futbollistin më të spikatur të sezonit. Kjo është hera e dytë që Putellas merr këtë çmim, duke e bërë atë një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit të femrave.
Putellas ka lënë gjurmë me paraqitjet e saj dhe është shnderruar në një figurë të spikatur të futbollit europian, falë cilësive teknike, vizionit në lojë dhe ndikimit në skuadër. Çmimi i dhënë në ceremoninë e "Topit të Artë" konfirmon edhe një herë peshën e saj në futbollin e femrave, në një mbrëmje ku vëmendja është përqëndruar te yjet që kanë shkelqyer gjatë sezonit.
Londra është mikpritësja e ceremonisë së këtij viti, ku po ndahen çmimet më prestigjioze individuale dhe kolektive të futbollit botëror.