TVSH 6% për ushqimet, 10% për turizmin, norma e përgjithshme rritet në 21%
Qeveria propozon që TVSH-ja për ushqimet të ulët nga 20% në 6%, duke përfshirë produkte të shportës ushqimore si buka dhe mielli, qumeshti dhe kosi natyrale, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishin, peshkun bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqerin dhe ushqimet bazë për foshnja. Norma e përgjithshme e TVSH-së rritet në 21%.

Paketa fiskale 2027, e propozuar nga qeveria, synon të aplikojë një TVSH të reduktuar për ushqimet dhe turizmin. Me këtë paketë, TVSH-ja për ushqimet do të ulët nga 20% në 6%, duke përfshirë produkte të shportës ushqimore si buka dhe mielli, qumeshti dhe kosi natyrale, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishin, peshkun bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqerin dhe ushqimet bazë për foshnja.
Lista e detajuar e produkteve që do të përfshihen në norma të reduktuara do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet synojnë të ulen çmimet e produkteve ushqimore, një kërkesë e vazhdueshme e prodhuesve vendas të mallrave të konsumit dhe importuesve.
Ndryshimet janë propozuar në projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar". Ulja e shkallës së TVSH-së për produktet ushqimore në 6% shihet si një instrument pozitiv për të lehtësuar barrën tatimore mbi konsumin bazë dhe për të përmirësuar përbashkësinë e këtyre produkteve nga ana e familjeve shqiptare.
Por, krahas lehtësimit të propozuar për produktet e shportës ushqimore, projektligji parashikon rritjen e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Rishikimi i shkallës standarde të tatimit mbi vlerën e shtuar synon të balancojë efektin negativ në ardhurat buxhetore si rrjedhojë e aplikimit të shkallës së reduktuar të TVSH-së për produktet ushqimore bazë, duke munduar kështu bazën e qëndrueshme të ardhurave publike për të përbashkësuar detyrimet buxhetore dhe për të mbështetur financimin e shërbimeve publike, investimeve dhe prioriteteve të zhvillimit ekonomik.
Ndryshime parashikohen edhe për sektorin e turizmit, ku norma e TVSH-së propozohet të rritet nga 6% në 10%. Prej vitit 2017 për sektorin e turizmit aplikohet norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%.
Miratimi dhe zbatimi i këtij projektligji parashikohet të sjellë efekte financiare negative në buxhetin e shtetit, konkretisht rreth 1,6 miliard lekë. Efekti nga rritja e shkallës standarde të TVSH-së në 21%, vlerësohet pozitiv, rreth 10,6 miliard lekë. Efekti nga ulja e shkallës së TVSH-së për produktet e shportës në 6%, vlerësohet negativ, rreth 12,8 miliard lekë. Ndersa, efekti nga rritja e shkallës së reduktuar të TVSH-së për sektorin e turizmit në 10%, vlerësohet pozitiv, rreth 614 milion lekë.
Kontabilistët pohojnë për Monitor se rritja e përgjithshme e TVSH do të prekë shumë sektorë, përfshirë transportin, të materialeve të ndërtimit dhe të turizmit.