Rama: Nuk largohem nga detyra, një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se nuk do të largohet nga detyra, duke deklaruar se një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vendosmërinë për të vijuar në detyrë, pavarësisht protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë javëve të fundit në Tiranë. Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një demokraci, por kundërshton çdo përpjekje për ta imponuar atë përmes dhunës. “Kushdo mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë”, deklaron Rama për “Kathimerini”. Rama ndalet veçanërisht te protestuesit me fytyra të mbuluara, duke pretenduar se mes tyre ka edhe individë të lidhur me lëvizjen Antifa. “Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare, duke kundërshtuar atë që e konsideron si përpjekje për të ardhur në pushtet përmes përshkallëzimit të dhunës. Rama deklaron se nuk do të shmangë detyrën vetëm sepse një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit.